Çmimi jepet nga komuniteti i biznesit si mirënjohje
për kontributin në ekonominë e vendit
Deloitte Kosova për vitin e tretë radhazi merr
çmimin Tatimpaguesi i Vitit 2015 në kategorinë e
bizneseve me qarkullim vjetor 1 – 5 milion Euro.
Dhënia e këtyre çmimeve është
një organizim i përbashkët dhe tradicional i
Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike të
Kosovës që nga viti 2009 dhe ka për synim njohjen
publike të kompanive që konsiderohen si kontribuesit
më të mëdhenj të buxhetit të vendit, por
edhe për rritjen e vazhdueshëm të
ndërgjegjësimit të komunitetit të biznesit
për deklarimet dhe pagimin e detyrimeve.
Përzgjedhja e kompanive fituese realizohet nga
përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane,
Odës Ekonomike të Kosovës, Administratës
Tatimore të Kosovës dhe Doganës së
Kosovës, ndërsa mirënjohja u jepet 15
bizneseve, respektivisht 5 bizneseve që janë
tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të
rregullt në tri kategori sipas qarkullimit vjetor: