Opinione mbi investimet gjermane në Shqipëri pas
vizitës së Kancelares gjermane Merkel, klimën e
biznesit, mundësitë për rritje të Partneritetit
Publik Privat (PPP) pa rritur borxhin si dhe efekte të
krizës greke në vendin tone për televizonin News
24
Prej 20 vjetësh ju jeni tashmë aktiv në tregun
tonë mes investitorësh të huaj dhe vendas. Sipas
jush çfarë mesazhi përcolli vizita e kancerales
Merkel në Tiranë?
Vizita e Znj. Merkel është një ngjarje shumë
e rëndësishme për Shqipërinë, pasi nxjerr
në pah rëndësinë që Shqipëria dhe
rajoni merr për Gjermaninë në këtë moment,
dhe njëkohësisht përcjell mesazhe të
ndërthurura politike dhe ekonomike. Mesazhi kryesor që
Znj. Merkel dha për Shqipërinë, ishte që Europa
është e hapur për Shqipërinë dhe
është çështje kohe se kur Shqipëria do
të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Ky
është një mesazh direkt që i jepet bizneseve
gjermane në Shqipëri, si dhe bizneseve të tjera
gjermane që nuk janë prezent në Shqipëri,
për ta